Më shumë se 100 fëmijë janë vrarë nga sulmet ajrore izraelite në Liban, sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë së vendit.
Numri i përgjithshëm i të vrarëve që nga fillimi i sulmeve më 2 mars ka arritur në 773, ndërsa 1,933 persona të tjerë kanë marrë lëndime.
Ministria bëri të ditur se deri tani janë vrarë 103 fëmijë, nga 98 sa ishte numri dje. Përveç tyre, 326 fëmijë të tjerë janë plagosur gjatë sulmeve.
Libani ka akuzuar Izraelin për goditje të infrastrukturës civile, duke përfshirë edhe një kampus universitar në Bejrut, ku dje u vranë dy persona.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!


