E mërkurë, 6 Gusht, 2025
spot_img
HomeLajmeMbetje medicinale pranë kontejnerëve në QKUK, rrezik për përhapje infeksioni

Mbetje medicinale pranë kontejnerëve në QKUK, rrezik për përhapje infeksioni

Shiringa, kanilla dhe mbetje të tjera medicinale janë parë të shpërndara në tokë pranë kontejnerëve të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).

Këto po shihen si shqetësim serioz për rrezikun e përhapjes së infeksioneve dhe dëm të mundshëm për shëndetin publik.

Këto mbetje ndodhen brenda hapësirës së QKUK-së, në oborrin e brendshëm të saj dhe përballë disa klinikave, ku lëvizja e stafit shëndetësor dhe pacientëve është e përditshme.

Pamjet nga fotot e dërguara nga gazetarja e Klan Kosovës, Arbreshë Uka, tregojnë se mbeturinat nuk janë të izoluara apo të trajtuara sipas protokolleve për menaxhimin e mbetjeve të rrezikshme spitalore.

The post Mbetje medicinale pranë kontejnerëve në QKUK, rrezik për përhapje infeksioni appeared first on Klan Kosova.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT