Edhe sot vazhdon të jetë e bllokuar rruga Pejë-Kullë-Rozhajë, si pasojë e reshjeve të borës që kanë përfshirë këtë zonë.
Sipas njoftimit të Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, ky segment rrugor mbetet i pakalueshëm për të gjitha llojet e automjeteve në të dy drejtimet.
“Ju njoftojmë se rruga Pejë–PKK Kullë–Rozhajë dhe anasjelltas ende mbetet e mbyllur për të gjitha llojet e automjeteve. Për çdo risi do t’u njoftojmë me kohë”, thuhet në njoftim.
Rruga u bllokua që nga paraditja e djeshme për shkak të kushteve të vështira atmosferike.
Në të njëjtën zonë, disa udhëtarë mbetën të bllokuar, përfshirë edhe një familje pesë anëtarëshe, e cila u evakuua nga Shërbimi i Kërkim-Shpëtimit Malor.
Autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve të shmangin këtë aks rrugor deri në një njoftim të ri.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!


