Mbesin të mbyllur të moshuarit: Çka premtoi Komuna e Skenderajt? (VIDEO)

Mbesin të mbyllur të moshuarit: Çka premtoi Komuna e Skenderajt? (VIDEO)

Në Shtëpinë e të Moshuarve “Zaim Bajrami” në Skenderaj, ashensori është jashtë funksionit për rreth dy vjet.

Për Kiks Kosova, banorët aty janë ankuar se po e kanë shumë të vështirë lëvizjen nëpër shkallë për shkak se mosha ua ka rënduar shëndetin.

Aty gjendej Xhemile Mejhani e cila kishte mbetur shpeshherë e ngujuar në dhomë për shkak se lëvizjen mund ta bënte vetëm me ndihmën e karrocës.

E shoqja e saj, Ilfije Maqastena, për KIKS Kosovën rrëfeu se po detyrohet që të hajë bukë vetëm dy herë në ditë ngase zbritja e shkallëve për tri herë po e mundon shumë.

Se ashensori që përdornin kishte probleme të vazhdueshme, ishte në dijeni edhe Drejtoria Përgjegjëse në Komunën e Skenderajt.

Për KIKS Kosovën, drejtori i Drejtorisë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, Shahin Tahiri thotë se ai ashensor ishte rregulluar disa herë.

Pas asaj, një ekspert i aranzhuar nga komuna kishte ardhë në përfundim se për shkak të vjetërsisë, duhet të ndalohet përdorimi i atij ashensori.

Tahiri për Kiks Kosovën tha se në mars të këtij viti ishte hapur tenderi për të kontraktuar kompani për vendosjen e ashensorit të ri. Mirëpo procesin më tutje e kishin stagnuar ankesat e kompanive të tjera, gjë e cila sipas drejtorit e kishte quar procesin në pikën zero.

Thirrja e re nuk u bë tek tani, në fund shtator të këtij viti.

Për KIKS Kosovën, Tahiri tregoi se para disa ditësh është bërë ritenderimi i kërkesës për aranzhim të kompanisë.

Para kamerës së KIKS-it, drejtori Tahiri premtoi se nëse gjithçka shkon siç duhet, banorët e Shtëpisë së të Moshuarve do të bëhen me ashensor në fillim të dhjetorit.

The post Mbesin të mbyllur të moshuarit: Çka premtoi Komuna e Skenderajt? (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.