Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar të enjten për ndërprerje të furnizimit me ujë në disa zona të Fushë-Kosovës, përfshirë fshatrat dhe lagjet “028” dhe “029”. Shkak i kësaj ndërprerjeje është bërë një defekt teknik në fshatin Pomozotin.
Në njoftimin e publikuar në Facebook, kompania ka sqaruar se ndërprerja është e domosdoshme edhe për nevoja të pastrimit dhe mirëmbajtjes së rezervuarit të ujit në Vragoli.
“Ekipet tona janë duke punuar për sanimin sa më të shpejtë të defektit dhe për përfundimin e pastrimit teknik në mënyrë që furnizimi me ujë të rikthehet në afatin më të shkurtër të mundshëm. Kërkojmë mirëkuptimin tuaj dhe ju falënderojmë për durimin!”, thuhet në njoftim.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!