E mërkurë, 16 Korrik, 2025
spot_img
HomeLajmeMbështes çdo nismë që forcon lidhjet midis arbëreshëve e shqiptarëve

Mbështes çdo nismë që forcon lidhjet midis arbëreshëve e shqiptarëve

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj përmes një postimi në Facebook ka bërë të ditur se ka qenë i ftuar i nderit i Shoqatës shqiptare “Korabi” që siç tha ai, ka mbledhur 320 biznese e profesionistë shqiptarë e arbëreshë që veprojnë në Itali.

Ai është shprehur se mbështet dhe çdo nismë që forcon lidhjet midis arbëreshëve dhe shqiptarëve të sotëm, përcjell KosovaPost.

“I nderuar të isha i ftuari i nderit i Shoqatës shqiptare “Korabi” që, nën moton “Le të takohemi”, mblodhi 320 biznese e profesionistë shqiptarë e arbëreshë që veprojnë në Itali”.

“Si President i Republikës së Shqipërisë, mbështes çdo nismë që forcon lidhjet midis arbëreshëve dhe shqiptarëve të sotëm, që ruan identitetin tonë dhe kontribuon për të ardhmen e përbashkët të Shqipërisë dhe Italisë”, ka shkruar Begaj në Facebook.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT