Mbaroi pjesa e parë, Shqipëri-Letoni 1-0 në “Air Albania”

news image

Shqipëria po udhëheq 1:0 pas pjesës së parë të ndeshjes ndaj Letonisë.

Kristian Asllani ka shënuar golin nga penalltia në minutën e 25-të.

Tekniku Sylvinho ka zgjedhur që në fushë të hedhë rreshtimin e tij të parapëlqyer, 4-3-3, me në portë Strakoshën, në mbrojtje Hysaj, Ajeti, Gjimshiti dhe Mitaj. Mesfusha përbëhet nga Asllani, Laçi e Shehu, ndërsa në treshen e sulmit janë rreshtuar Broja dhe Bajrami nga krahët, të cilët mbështesin Manaj në qendër.

Drejtësi në këtë sfidë do të vendosë polaku Damian Sylwestrzak, i cili do të mbështetet nga bashkëkombësit e tij, Paweł Sokolnicki dhe Adam Karasewicz si anësorë, ndërsa Damian Kos si arbitër i katërt. Në krye të VAR-it do të jetë Piotr Lasyk, i cili do të asistohet nga Pawel Malec.

Momenti i golit:

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Mbaroi pjesa e parë, Shqipëri-Letoni 1-0 në “Air Albania” appeared first on Sinjali.