Pjesa e parë e ndeshjes miqësore mes Kombëtares shqiptare dhe Jordanisë në stadiumin “Arena Kombëtare” në Tiranë u mbyll me rezultatin 1-1.
Kjo ndeshje është pjesë e përgatitjeve të kuqezinjve për kualifikueset e Botërorit 2026.
Goli i parë u shënua në minutën e 27-të nga Jordania, pas një goditjeje këndi ku e gjithë prapavija kuqezi u gjet e papërgatitur. Al-Rashdan goditi me kokë dhe mposhti portierin Dajsinani.
Në minutën e 40-të erdhi goli i barazimit për Shqipërinë. Pas një inkursioni nga e majta i Bajramit, ku ai gjeti hapësirë në fundore, pasimi i tij u kthye në gol nga Saden, i cili shënoi një autogol.
Pas fitores ndaj Serbisë, trajneri Sylvinho vendosi të bëjë ndryshime të mëdha në formacionin e Shqipërisë, duke i dhënë shansin disa lojtarëve që kanë pasur më pak minuta në ndeshjet e fundit.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!