Kylian Mbappe ka marrë përgjegjësinë për huqjen e penalltisë dhe humbjen e së mërkurës mbrëma të Realit ndaj Athletic Bilbaos me rezultatin 1 me 2.
Sulmuesi i mbretërve dështoi nga pika e bardhë, duke e ngritur në dy numrin e goditjeve të gabuara nga kjo distancë, brenda një jave.
Të mërkurën e kaluar ai nuk qëlloi portën nga penalltia as në ndeshjen e Ligës së Kampionëve kundër Liverpoolit.
“Një gabim i madh në ndeshjen ku çdo detaj ka rëndësi. E marr përgjegjësinë e plotë”, tha Mbappe në një postim në Instagram pas takimit. “Është një moment i vështirë por edhe koha më e mirë për ta ndryshuar këtë situatë dhe për të treguar kush jam”.
Trajneri i Realit Carlo Ancelotti tha pas ndeshjes së Mbappe është i dëshpëruar, por i kërkoi atij që të vazhdojë, pavarësisht çfarë i ndodhi të mërkurën dhe javën e kaluar.
“Ai nuk është në nivelin e tij më të mirë, por ne duhet t’ia japim kohën që të adaptohet. Ka shënuar 10 gola deri tashti, ai mund të bëjë me shumë se kaq, dhe po punon për diçka të tillë”, tha shefi i mbretërve, njofton Klankosova.tv.
*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.
*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.