Kylian Mbappe ka shënuar golin e tij të 52-të për Francën, duke e tejkaluar Thierry Henryn në këtë aspekt me një gol në listën e golashënuesve më të mirë në histori.
Franca ka fituar me rezultat të ngushtë 2-1 ndaj Islandës në ndeshjen kualifikuese të Kupës së Botës 2026, të martën mbrëma.
Golat për ‘Gjelat’ u shënuan nga Mbappe në minutën e 45-të dhe Bradley Barcola në të 62-tin, ndërsa për mysafirët shënoi Andri Gudjohnsen (21’).
Megjithatë, goli i shënuar nga sulmuesi i Real Madridit mori më shumë vëmendje dhe pati vlerë më të madhe, pasi ishte i 52-ti me Francën.
Me këtë gol, Mbappe tejkaloi legjendën Thierry Henry për nga numri i golave, duke u bërë golashënuesi i dytë më i mirë në histori të kombëtares.
Makina e golave të Real Madridit tani synon rekordin e Olivier Giroud, i cili ka pesë gola më shumë për Francën sesa Mbappe.
Pesë golashënuesit më të mirë në histori të Francë
1.Olivier Giroud – 57 gola
2.Kylian Mbappe – 52 gola
3.Thierry Henry – 51 gola
4.Antoine Griezmann – 44 gola
5.Michel Platini – 44 gola
/Telegrafi/