E enjte, 24 Prill, 2025
spot_img
HomeSportMbappe i gatshëm për “El Classico”-n, sot mbajti stërvitje me ekipin –...

Mbappe i gatshëm për “El Classico”-n, sot mbajti stërvitje me ekipin – Indeksonline.net

Sulmuesi francez, Kylian Mbappe është rikthyer me ekipin e Real Madridit në stërvitje.

Mbappe mori pjesë në stërvitjen e fundit që u mbajt sot, pak orë pas ndeshjes së mbrëmshme ndaj Getafes, shkruan Indeksonline

Lojtari francez mungoi mbrëmë për shkak të kartonit të kuq, por ai ishte në dyshim për ndeshjet e ardhshme për shkak të një lëndimi.

Megjithatë, i ka mjaftuar një javë pushim për të qenë i gatshëm. Dhe tashmë Mbappe po bëhet gati për finalen e Kupës së Mbretit, ku Real Madridi e luan ndaj Barcelonës.

Finalja e “El Classicos” zhvillohet të shtunën./Indeksonline/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT