Tuesday, March 3, 2026
spot_img
HomeLajmeMbahet seanca për rastin e 400 kg kokainë, palët japin fjalën përfundimtare

Mbahet seanca për rastin e 400 kg kokainë, palët japin fjalën përfundimtare

Në gjykimin për rastin e sekuestrimit të 400 kilogramëve kokainë, të martën në Gjykatën Themelore në Prishtinë palët po japin fjalën përfundimtare.

Në rastin e 400 kilogramëve kokainë të ardhur nga Brazili, po akuzohen pronari i kompanisë “MC FOOD”, Izet Sheqiri, dhe katër të tjerë: Faton Vrajolli, Kadri Sheqiri, Kadri Brahimi, Fehmi Bytyqi, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Fillimisht, prokurori special Valdet Gashi njoftoi se fjalën përfundimtare e ka përgatitur me shkrim dhe do ta elaborojë në seanccë.

Më pas, me fjalën përfundimtare pritet të vazhdojnë edhe mbrojtësit dhe të akuzuarit.

Në aktakuzën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës (PSRK), për rastin e sekuestrimit të 400 kilogramëve kokainë, të akuzuar janë pronari i kompanisë “MC FOOD”, Izet Sheqiri, dhe gjashtë të tjerë, Faton Vrajolli, Kadri Sheqiri, Kadri Brahimi, Fehmi Bytyqi, Hyzri Sheqiri dhe Naim Morina.

Bashkë me pesë të akuzuarit, në këtë rast akuzoheshin edhe Hyzri Sheqiri dhe Naim Morina, por pas arritjes së marrëveshjes për pranimin e fajësisë çështja penale ndaj tyre ishte veçuar.

Ndryshe, i akuzuari Hyzri Sheqiri pas arritjes së marrëveshjes për pranim fajësie me Prokurorinë, është dënuar me 7 muaj burgim efektiv për pengim të procedurës penale. Kurse, i akuzuari Naim Morina pas arritjes së marrëveshjes për pranim fajësie, është dënuar me 6 muaj burgim efektiv për pengim të procedurës penale.

Në këtë aktakuzë, Prokuroria ka propozuar të konfiskohen 400 kilogramë kokainë, makina, armë e rreth 26 mijë eurove.

Shënim: Personi/personat e përmendur në këtë artikull, prezumohen të pafajshëm deri në një vendim të formës së prerë nga gjykata.

Seanca për 400 kg drogë, lirohet nga salla për shkaqe shëndetësore njëri prej të akuzuarve

 

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT