Nënkryetari i Listës Serbe, Sllavko Simiq, dhe Urosh Vukasinoviq do të përballen sot me drejtësinë në Gjykatën Themelore të Mitrovicës, për shkak të akuzave për sulm ndaj gazetarëve në Leposaviq.
Seanca për shqyrtimin fillestar është caktuar të nisë në orën 13:30.
Rasti lidhet me një incident të ndodhur më herët në komunën e Leposaviqit, ku të akuzuarit dyshohet se kanë ushtruar dhunë ndaj përfaqësuesve të mediave gjatë raportimit të tyre në terren.
Kjo seancë ishte paraparë fillimisht të mbahej më 18 shtator, por u shty për sot pas ankesave të avokatëve, të cilët deklaruan se njëri prej të pandehurve nuk kishte marrë fare dokumentacionin nga prokuroria, ndërsa tjetri vetëm pjesërisht.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!