E hënë, 21 Prill, 2025
spot_img
HomeLajmeMbahet Samiti i Ballkanit Perëndimor Kundër Diskriminimit Racor

Mbahet Samiti i Ballkanit Perëndimor Kundër Diskriminimit Racor

Sot në Prishtinë është mbajtur Samiti i Ballkanit Perëndimor Kundër Diskriminimit Racor me moton “Forcë në diversitet. Një shoqëri pa diskriminim racor.

Samitin e hapi kryeministri Albin Kurti, bashkë me drejtorin e Zyrës për Qeverisje të Mirë, të Drejta të Njeriut, Mundësi të Barabarta dhe Jo diskriminim, Habit Hajredini, Amasadorin e Zvicrës në Kosovë, Jurg Sprecher, dhe Pajtimin Zeqirin, shef i Zyrës së Terre des hommes në Kosovë.

Në këtë takim u diskutua për përpjekjet e vazhdueshme për luftimin e diskriminimit racor ndaj komuniteteve Rom, Ashkali dhe Egjiptian.

“Siç mund ta shihni, “Forca” jonë është edhe në të përqafuarit e “Diversitetit”, për një shoqëri të hapur e gjithëpërfshirëse, që nuk e lë askënd mbrapa sepse para së gjithash e mbi të gjitha e kemi përqafuar diversitetin. Aty ku jo vetëm me fjalë dhe me samite, por edhe me punë e me promovimin e pikërisht forcës së diversitetit, përkushtohemi çdo ditë që të jemi sa më pranë njëri-tjetrit, për secilën e për secilin, të gjithë bashkë” , ka thënë Kurti në këtë samit.

Ndërkaq Zeqiri tha për samitin se është dëshmi e qartë e vullnetit dhe vendosmërisë së institucioneve dhe organizatave të shoqërisë civile për të parandaluar dhe eliminuar diskriminimin.

“Në zemër të përpjekjeve tona peshon parimi fundamental – ai i Drejtësisë Sociale për Romët, Ashkalinjtë dhe Egjiptianët. Sepse ne besojmë se një shoqëri e mirë, është kur të gjithë, pavarësisht etnisë, gjinisë, moshës, statusit ekonomik – kanë qasje të njëjta në mundësi, në të drejta dhe në burime”, ka thënë Zeqiri.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT