Rruga Radavc-Kullë do të bllokohet gjatë ditës së sotme për shkak të mbajtjes së garave automobilistike me karakter ndërkombëtar.
Kështu u bë e ditur nga Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar, duke shtuar se ky bllokim i rrugës do të ketë efekt në qarkullimin e trafikut në Pikë Kalimin Kufitar Kullë, transmeton Klankosova.tv.
“Për shkak të mbajtjes së garave automobilistike me karakter ndërkombëtar aksi rrugor Radavc-Kullë do të ketë bllokim gjatë mbajtjes së garave, më datë 29.06.2025, që do të ketë efektin e saj edhe në qarkullimit e trafikut kufitar në PKK Kullë”, thuhet në njoftim.
The post Mbahen garat automobilistike, bllokohet rruga Radavc-Kullë appeared first on Klan Kosova.