Maya Jama shkëlqen në Javën e Modës në Londër mes pasigurive për “Love Island” dhe romancës me Ruben Dias

Maya Jama shkëlqen në Javën e Modës në Londër mes pasigurive për “Love Island” dhe romancës me Ruben Dias

Maya Jama tërhoqi gjithë vëmendjen në Javën e Modës në Londër, ku mori pjesë në festën e British Vogue në The Savoy.

Prezantuesja 31-vjeçare e “Love Island” u shfaq me një fustan transparent dhe provokues, që nxirrte në pah trupin e saj elegant, duke kompletuar pamjen me detaje të guximshme dhe pupla dekorative.


Shfaqja e saj vjen mes pasigurive për të ardhmen në emisionin e njohur të ITV, pasi kontrata e saj ende nuk është rinovuar, shkruan DailyMail.

Burime për “The Sun” thanë se bisedimet janë vonuar për arsye logjistike, megjithatë Maya mbetet një prej prezantueseve më të kërkuara.

Seriali “Love Island All Stars” pritet të rikthehet në janar, ndërsa produksioni ka vendosur të ulë kostot duke ndryshuar rezidencën e shfaqjes në Afrikën e Jugut.

Përveç angazhimeve televizive, Maya ka shkëlqyer edhe në fushën e reklamave. Kohët e fundit, ajo promovoi bashkëpunimin me markën e qumështit alternativ Sproud, duke festuar billboard-et e reja në Londrën lindore.

Në planin personal, ajo po jeton një romancë me futbollistin e Manchester City-t, Ruben Dias. Dyshja u konfirmuan publikisht si çift në pranverë dhe tashmë raportohet se Maya mund të zhvendoset për të qenë më pranë të dashurit në Manchester, ku ajo është parë shpesh duke mbështetur Rubenin në ndeshjet në stadiumin Etihad. /Telegrafi/