Fotografi i botës së egër, Arian Mavriqi, ka folur për shpendin Falco peregrine (Krahëthata), i njohur si krijesa më e shpejtë në planet, që në sulm mund të arrijë deri në 389 km/h.
Në emisionin “Ora 7” në Klan Kosova, Mavriqi tha se ky shpend jeton edhe në Kosovë dhe se e ka fotografuar pranë oxhakut të Termokosit në Prishtinë.
“Shpejtësia e tij të lë pa fjalë, arrin deri në 389 km/h”, u shpreh ai, duke theksuar se Krahëthata bën pjesë në familjen e skifterëve./Klankosova.tv.
Ndiqni detaje më shumë, në videon vijuese:
The post Mavriqi tregon për shpendin më të shpejtë në botë, që jeton edhe në Kosovë (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.