E diel, 20 Prill, 2025
spot_img
HomeLajmeMatt Gaetz tërhiqet nga kandidatura për Prokuror të Përgjithshëm, pas presionit publik

Matt Gaetz tërhiqet nga kandidatura për Prokuror të Përgjithshëm, pas presionit publik

Ish-kongresmeni nga Florida, Matt Gaetz, ka vendosur të tërhiqet nga kandidimi për postin e Prokurorit të Përgjithshëm në administratën e ardhshme të Donald Trump.

Ky zhvillim vie, pas debatit mbi publikimin e një raporti hetimor që përfshin akuza për sjellje të pahijshme seksuale dhe përdorim të substancave të paligjshme.

Në një postim në platformën X, Gaetz theksoi se polemikat lidhur me kandidaturën e tij po ktheheshin në një “shqetësim të padrejtë” për punën e administratës së re dhe vendosi të tërhiqej për të shmangur një “përplasje të gjatë dhe të panevojshme” në Washington.

Raporti, i cili është në qendër të debatit, përmban gjetjet e një hetimi të nisur në vitin 2021 nga Departamenti i Drejtësisë.

Ky hetim u përqendrua në akuzat për trafik seksual, përfshirjen e një të miture dhe përdorim të paligjshëm të drogës.

Edhe pse Departamenti i Drejtësisë nuk ngriti akuza ndaj Gaetz, raporti mbetet një çështje e debatueshme dhe ka ngritur pikëpyetje mbi emërimin e tij në një rol kaq të rëndësishëm.

Siç raporton BBC, Gaetz ka mohuar në mënyrë të vazhdueshme akuzat, duke i quajtur ato një “sulm politik”.

Megjithatë, përfshirja e tij në këtë raport ka bërë që shumë zyrtarë republikanë dhe demokratë të shprehin shqetësimet e tyre për kandidaturën e tij./kk

, Matt Gaetz tërhiqet nga kandidatura për Prokuror të Përgjithshëm, pas presionit publik , 2024-11-21 20:21:00 ,

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT