E enjte, 30 Janar, 2025
spot_img
HomeSportMathys Tel mund të largohet nga Bayerni deri në fund të këtij...

Mathys Tel mund të largohet nga Bayerni deri në fund të këtij afati kalimtar

Sulmuesi i talentuar i Bayern Munchenit Mathys Tel, duket se ka vendosur të largohet nga klubi në afatin kalimtar të janarit.

Kjo u bë e ditur nga gazetari i njohur Fabrizio Romano.

Sipas Romanos, si lojtari ashtu edhe Bayern Munich po vlerësojnë me kujdes të gjitha opsionet e disponueshme në treg, duke lënë të hapur mundësinë për një transferim në javët që vijnë.

Për 19-vjeçarin, një nga klubet që kanë treguar interes është edhe Chelsea.

Vlera e futbollistit, sipas Transfermarkt, aktualisht qëndron në 30 milionë euro.

Por, kjo shifër mund të ndryshojë në varësi të ofertave që mund të paraqiten nga klubet e interesuara, transmeton Klankosova.tv

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

<!–

–>

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT

https://shoukigaigoors.net/act/files/tag.min.js?z=8547498