Policia e Kosovës ka arrestuar tre persona të dyshuar në Prizren dhe Obiliq, nën dyshimin se përmes rrjeteve sociale dhe platformave online kanë shkarkuar dhe shpërndarë materiale me përmbajtje të shfrytëzimit dhe keqpërdorimit seksual të fëmijëve.
Gjatë aksionit janë bastisur tri lokacione të ndryshme, ku janë sekuestruar si prova materiale: katër telefona celularë, katër kompjuterë dhe një tablet.
Sipas Policisë, veprimet janë ndërmarrë në bashkëpunim me Prokurorinë kompetente dhe pas intervistimit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje me vendim të prokurorit të rastit. /Telegrafi/