Pse një pjesë e fëmijëve në Kosovë po e braktisin sistemin arsimor të vendit? Sa shkolla të sistemit paralel serb po veprojnë ende në Kosovë, dhe kush i ndjek ato?
Emisioni MAT këtë të mërkurë sjell një dokumentar ekskluziv që hedh dritë mbi një realitet të fshehur prej vitesh – funksionimin e shkollave serbe në territorin e Kosovës, jashtë çdo mbikëqyrjeje institucionale të vendit.
Në këtë episod do të zbuloni:
- Pse fëmijët në Kosovë braktisin shkollat?
- Sa shkolla të sistemit paralel të Serbisë veprojnë në Kosovë?
- Fëmijët e cilave pakica ndjekin mësimin serb?
- Pse institucionet kosovare nuk kanë kurrfarë qasje te këto shkolla?
- A është konsideruar ndonjëherë mbyllja e tyre?
- Ku ndodhet objekti shkollor që shfrytëzohet nga shqiptarët e serbët?
- Pse aty mungojnë simbolet shtetërore e fotografitë e patriotëve?
- A marrim rroga të Kosovës mësimdhënësit serbë?
- Kush thërret qeverinë të veprojë sikur me institucionet tjera paralele?
Mos e humbni dokumentarin “Serbia, këmbëkryq në shkolla të Kosovës”, këtë të mërkurë, nga ora 22:00, vetëm në Klan Kosova.
The post MAT: “Serbia, këmbëkryq në shkolla të Kosovës” appeared first on Klan Kosova.