Prokurorët do të kenë punë me disa persona që në emër të ish-komandantit të Policisë në Prizren, Nexhmedin Krasniqi, i cili është aktualisht në burg, i zhvatën disa qytetarë duke ju kërkuar mijëra euro kinse për ndihma.
Tre nga mashtruesit u arrestuan, por po del se këta nuk janë hallkat e mëdha të këtij zinxhiri kriminal, raporton Klan Kosova.
Sipas Prokurorisë së Prizrenit, shumat e të hollave që kërkuan nuk ishin të vogla.
Prokuroria dhe policia apelojnë te qytetarët që të verifikojnë mirë faktet kur hasin në telefonata të tilla dhe të mos bien pre e mashtrimeve. /Klankosova.tv
The post Mashtrojnë qytetarët, “vjedhin” para në emër të Nexhmedin kolonelit (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.