E premte, 18 Korrik, 2025
spot_img
HomeLajmeMashtrimi i fushatës: Shërbimi i Toksikologjisë s’u funksionalizua, specialistët punojnë farmacistë (VIDEO)

Mashtrimi i fushatës: Shërbimi i Toksikologjisë s’u funksionalizua, specialistët punojnë farmacistë (VIDEO)

Vetëm 3 ditë para zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit, ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, promovoi hapjen e Shërbimit të Toksikologjisë në QKUK.

Në postimin e tij të 6 shkurtit, Vitia e proklamoi këtë si një shërbim që po ofrohet e zbatohet për herë të parë në sistemin shëndetësor në vend, raporton Kiks Kosova.

Numri një i Ministrisë së Shëndetësisë përmendi pajisjet më moderne me të cilat ishte pajisur ky laborator.

Zgjedhjet kaluan, e askush më nuk u mor me postimin e Vitisë.

Vëmendja te ky Shërbim u rikthye tek më 9 korrik të 2025-ës kur analizat për toksikologji të Agon Zejnullahut, u dërguan në Shkup, pasi që edhe Laboratori i Toksikologjisë në Institutin e Mjekësisë Ligjore është po ashtu jashtë funksionit.

Megjithatë, por arsyet që nuk u bënë publike kurrë, këtë shërbim nuk e mori asnjëherë asnjë pacient në Shërbimin e Toksikologjisë.

Kjo për shkak se shërbimi të cilin e promovoi Vitia, në të vërtetë nuk u funksionalizua asnjëherë.

Madje, dy toksikologët e QKUK-së Demush Bajraktari dhe Pëllumb Islami, nuk punuan ndonjëherë për detyrën të cilën u punësuan.

Për shkak të mosfunksionalizimit të Shërbimit të Toksikologjisë, këta dy toksikologë punuan si farmacist në depon e këtij institucioni shëndetësor.

Kështu, ia konfirmoi Kiksit, zëvendëskryetari i Odës së Farmacistëve të Kosovës, Astrit Haxhijaha, në një përgjigje përmes e-mailit.

Për të kuptuar shkaktarët se pse ky shërbim, ndonëse u proklamua nga ministri Vitia, nuk u jetësua asnjëherë, më 10 korrik, Kiks Kosova adresoi pyetjet në Ministrinë e Shëndetësisë.

Mirëpo, nga ky dikaster topin e quajtën te Shërbimi Klinik Universitar i Kosovës.

E ditën që Kiksi doli në terren, dera e Shërbimit të Toksikologjisë rezultoi e mbyllur. Madje, para derës së këtij laboratori ishin vendosur karroca shërbimi.

Njëra nga punëtoret e kuzhinës i tha ekipit të emisionit se karrocat janë vendosur aty pasi që dera e laboratorit nuk është hapur kurrë dhe se aty nuk ka punuar asnjëherë askush.

Burimet brenda QKUK-së i kanë thënë emisionit se arsyeja e mosfunksionalizimit të Shërbimit të Toksikologjisë është mungesa e reagencave. /Klankosova.tv

The post Mashtrimi i fushatës: Shërbimi i Toksikologjisë s’u funksionalizua, specialistët punojnë farmacistë (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT