Mashtrimi i qytetarëve në rrjetet sociale përmes kampanjave mashtruese shpërblyese po bëhet përmes përdorimit të imazhit të kompanive reale.
Kështu po bëhen edhe më të besueshme, andaj projektuesit po krijojnë faqe të kompanive, zakonisht të atyre që kanë lojëra shpërblyese.
Diamant Bajra, njohës i rrjeteve sociale, thekson për Kiks Kosova se po bëhet mashtrim i dyfishtë në këto raste: mashtrim përmes keqpërdorimit të emrit të kompanive dhe vjedhje të parave të qytetarëve.
Bajra thotë se ka raste tjera në të cilat ka hasur, ku keqbërësit kanë vjedhur llogarinë në Facebook të një personi dhe në emrin e viktimës kanë kërkuar para hua nga afërmit e tij/saj.
Por sipas tij, një gjë duhet kuptuar: nuk ka asgjë falas në internet, siç pretendohet.
Se pse këto skema mashtruese po funksionojnë në Kosovë, Bajra thekson se shoqëria kosovare ende nuk ka vetëdijesim ndaj këtyre mashtrimeve.
Sipas tij, ende nuk po bëhet verifikimi i vërtetësisë së ofertave në rrjetet sociale. /Klankosova.tv
The post Mashtrime të mëdha përmes Facebook-ut, njohësi i kibernetikës alarmon për kujdes (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.