Tuesday, February 24, 2026
spot_img
HomeLajmeMashtrim me prona në vlerë 1.57 milion euro në Prishtinë, katër të...

Mashtrim me prona në vlerë 1.57 milion euro në Prishtinë, katër të arrestuar

Prokuroria Themelore në Prishtinë bashkë me Policinë e Kosovës ka arrestuar katër persona me inicialet M.M., S.B., D.R., dhe B.Z.,  të cilëve u është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh, për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer veprën  penale “Mashtrimi në bashkëkryerje”.

Në komunikatë bëhet e ditur se i dyshuari M.M., dyshohet edhe për kryerjen e veprës penale “Falsifikimi I dokumenteve”, ndërsa i dyshuari  D.R. dyshohet edhe  për veprën penale “Legalizim i përmbajtjes së rreme”.

Sipas dyshimeve, të pandehurit me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm pasuror për vete, duke fshehur faktet  relevante dhe duke e vënë në lajthim të dëmtuarin H.M., në bashkëkryerje i kanë shkaktuar dëm matrial në vlerë prej 1,578,180.00 euro.

Prokurori i shtetit, ka nxjerrë urdhër ndalues të përkohshëm për parcelat përkatëse, pasi ekziston dyshimi i bazuar se prona  është shitur mbi bazën e dokumenteve të falsifikuara dhe është transferuar në mënyrë të kundërligjshme. Njëkohësisht, nga Gjykata është kërkuar lëshimi i urdhërit  ndalues përfundimtar për këto parcela, me qëllim të sigurimit të pronës deri në përfundim të procedurës penale.

Bëhet e ditur se Gjykata kompetente u ka caktuar të pandehurve M.M., S.B., D.R., dhe B.Z. masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditësh./Klankosova.tv

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT