MASH: Deri më 5 tetor zgjat aplikimi për shujtën e subvencionuar studentore

MASH: Deri më 5 tetor zgjat aplikimi për shujtën e subvencionuar studentore

Ministria e Arsimit dhe Shkencës i informon studentët se afati për paraqitje për të drejtën e shujtës së subvencionuar studentore për vitin akademik 2025/2026 zgjatë prej sot e deri më 5 tetor.

Të drejtën e shujtës së subvencionuar studentore mund ta shfrytëzojnë të gjithë studentët e rregull në studime deridiplomike të cilët kanë të ardhura mujore më të vogla se neto rroga minimale, por edhe studentët e regjistruar në studime pasdisplomike dhe në studime të integruara në universsitetet shtetërore dhe private të vendit.


Studentët të cilët i plotësojnë kushtet, dhe nuk kanë aplikuar deri më tani, mund të aplikojnë përmes portalit: https://e-uslugi.mon.gov.mk.

Kushtet dhe kriteret për realizim të së drejtës së shujtës së subvencionuar studentore janë të kapshme në linkun https://mon.gov.mk/mk-MK/konkursi-i-stipendii/konk…

“Studentët të cilëve u është ndërprerë e drejta e shujtës së subvencionuar sstudentore, ndërkaq mendojnë se i plotësojnë kushtet, sërish mund të aplikojnë. Ky afat është gjithashtu i hapur për studentët të cilët nuk kanë aplikuar në afatet e kaluara aktive”, kumtoi MASH.

Për mbështetje gjatë aplikimit, studentët mund të drejtohen përmes e-postës: [email protected]