Gjykata Themelore e Prishtinës në njërën nga sallat e saj të hënën mbajti seancë fillestare.
Por, të akuzuarit nuk ishin aty. Vetëm avokatët e tyre.
53 serbët e dyshuar se e kanë kryer Masakrën e Mejës së Gjakovës, nuk u paraqitën në gjykatore pasi autoritetet kosovarë nuk kanë arritur ti kapin.
Për Momir Stojanoviq e të tjerët, prokurori I rastit Ilir Morina, kërkoi që gjykimi të zhvillohet në këto rrethana me që janë harxhuar përpjekjet për praninë e të akuzuarve.
Madje amini iu dha edhe nga gjyqtarja.
Sipas aktakuzës të pandehurit planifikuan vrasjen e mbi 100 personave dhe djegien e të gjitha shtëpive në shenjë hakmarrje për vrasjen e pesë policive serbë nga UÇK-ja.
Trupat e 370 shqiptarëve të vrarë nga forcat e kryekriminelti Sllobodan Millosheviqit, u gjetën në Batajnicë të Serbisë.
Më këtë rast të akuzuarit që debuan edhe 20 mijë banorë, ngarkohen për veprën penale “Krim i luftës kundër popullsisë civile”./Klankosova.tv
The post Masakra në Mejë: 53 të akuzuarit në arrati, gjykohen në mungesë (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.