E premte, 28 Shkurt, 2025
spot_img
HomeShowbizMasakra e Likoshanit dhe Qirezit, Haradinaj: Bashkëndjejmë me familjet që kanë humbur...

Masakra e Likoshanit dhe Qirezit, Haradinaj: Bashkëndjejmë me familjet që kanë humbur më të dashurit e tyre

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka kujtuar masakrën e Likoshanit dhe Qirezit të vitit 1998.

Në një postim në Facebook, ai është shprehur se edhe sot bashkëndjen me familjet që humbën më të dashurit e tyre.

“Likoshani dhe Qirezi u bënë dëshmitarë të një prej akteve më të tmerrshme të makinerisë shtypëse serbe. Në fund të shkurtit 1998, të tronditura nga humbjet e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, forcat serbe reaguan me hakmarrje barbare, duke vrarë gra, pleq, fëmijë dhe të rinj të pafajshëm”.

“Kjo masakër, e kryer nga policia dhe ushtria serbe, shënoi fillimin e vrasjeve masive të shqiptarëve të Kosovës, spastrimin etnik dhe shkatërrimin e pasurisë së tyre. Përulemi me nderim para sakrificës së martirëve që jetën ia falën atdheut. Bashkëndjejmë me familjet që kanë humbur më të dashurit e tyre. Ishim me ta, jemi sot dhe përgjithmonë!”, ka thënë Haradinaj. /Klankosova.tv

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

<!–

–>

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT

https://couphaithuph.net/act/files/tag.min.js?z=8547498