Personeli i mjekësisë ligjore po e largojnë nga lokali trupin e pajetë të 38 vjeçarit.
Edmond Hasani mbeti i vrarë në vend mesditën e së dielës në një kafeteri në Gjilan, pas një mosmarrëveshjeje me Mefail Shkodrën.
Ky i fundit shkrepi armën edhe ndaj babait të Edmondit, Selamnit 67 dhe mikut të tyre Abedin Hoxhës 68 vjeçar, të cilët mbeten të vdekur po ashtu.
Të dy këta u dërguan me urgjencë në spital por gjithçka ishte e vonë.
Ekipi kujdestar ia dha ndihmën e parë edhe 41 vjeçit Bujar Hoxha, e më pas u transferua për në QKUK.
Ai që shtiu me armë ku mbeti i plagosur edhe djali tjetër i Abedinit Naimi, dyshohet se është Mefail Shkodra, që iku nga vendi ngjarjes, por policia e shpalli në kërkim bashkë me dy djemtë e tij, Edonisin e Engjullin.
Sipas Policisë rajonale të Gjilanit, në vend ngjarje është arrestuar një përson derisa është bërë kërkesë për bashkëpunim ndërkombëtar
Ndërkohë prokurori i rastit, Isuf Sadiku, tha se bashkë me policinë kanë kryer urdhër-kontrolle, por të dyshuarit nuk janë gjetur.
Mefail Shkodra kishte pasur edhe më herët punë me Policin e Kosovës. Në vitin 2024 ai ishte arrestuar si i dyshuar për fajde./Klan Kosova.
The post Masakër në Gjilan: Tre të vrarë e një i plagosur – i dyshuari pë fajde në arrati (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.