Masakër në Austri: Serbi vret gruan, plagos vajzën dhe partnerin e saj, më pas vetëvritet

Masakër në Austri: Serbi vret gruan, plagos vajzën dhe partnerin e saj, më pas vetëvritet

Një burrë me origjinë nga Serbia vrau mbrëmë bashkëshorten, plagosi rëndë vajzën dhe partnerin e saj, pastaj vrau veten në një veturë.

Ky krim ndodhi në lagjen Leopoldstadt, në qendër të Vjenës, raportojnë mediat lokale.


Sipas informacionit nga Austria, masakra u krye para ndërtesës ku familja jetonte ndërsa policia u mobilizua në gjithë qytetin për të gjetur autorin.

Trupi i gruas u gjet para apartamentit. Në ndërtesë, policia gjeti vajzën (24 vjeçe), që është vajza e çiftit, dhe një djalë (26 vjeç), të dy të plagosur rëndë. Vajza është në gjendje kritike për jetë, raporton nova.rs.

Fqinjët njoftuan policinë pasi dëgjuan disa të shtënat. Sipas dëshmive, dëgjuan katër të shtëna.

Pas kësaj, autori u përpoq të ikte me veturën e markës “Mercedes”, por pak më larg u gjet i plagosur rëndë, e cila gjë i solli edhe vdekjen.

Fillimisht nuk ishte e qartë nëse ai ishte qëlluar nga policia, por hetimet kanë treguar se bëhet fjalë për vetëvrasje.

Në apartament ku ndodhi sulmi fillestar, ishin edhe dy fëmijë të tjerë që panë ngjarjen, por ata nuk u lënduan. Policia kishte urdhëruar që banorët të mos dilnin në rrugë dhe disa rrugë ishin bllokuar.

Motivi i krimit nuk është plotësisht i qartë ende, por si një prej mundësive po merret në konsideratë fakti që çifti ishte duke u përgatitur për divorc që pritej të ndodhte së shpejti. /Telegrafi/