Masa të shtuara në trafik pas 40 aksidenteve brenda javës në Ferizaj

Arrestohet në Prizren një person që sulmoi viktimën me sëpatë

Policia Rajonale e Ferizajt ka bërë të ditur statistikat javore lidhur me sigurinë në komunikacion, duke theksuar masat e marra për parandalimin e aksidenteve.

Sipas raportit për periudhën 22–28 shtator 2025, janë shqiptuar gjithsej 1,548 gjoba kundërvajtëse ndaj shoferëve, ndërsa 13 patentë-shoferë janë pezulluar për shkak të shkeljeve të rënda të rregullave të trafikut, përcjell Telegrafi.


Gjatë kësaj jave janë regjistruar 40 aksidente trafiku: njëri prej tyre fatal, ku humbi jetën një person; 18 aksidente me lëndime, ku u plagosën 23 persona; si dhe 21 aksidente që përfunduan vetëm me dëme materiale.

Policia ka njoftuar se do të vazhdojë me aktivitete të shtuara në terren, duke apeluar tek shoferët që të respektojnë rregullat e trafikut dhe të tregojnë kujdes të shtuar në mënyrë që të shmangen aksidentet. /Telegrafi/