Është martuar vajza e Fadil Fazliut, Majlinda Fazliu.
Vëllai i saj, Fahriu ka bërë të ditur se babai i tyre, uroi të bijën përmes një telefonate, për shkak se i njëjti gjendet në paraburgim në Hagë, transmeton Klankosova.tv.
“Sot është një ditë e veçantë, një ditë që shënon fillimin e një kapitulli të ri në jetën tuaj. Ndryshe nga shumica që këtë ditë e festojnë pranë babait të tyre, ti, Majlinda, je e privuar nga përqafimi i tij, sepse ai ndodhet padrejtësisht larg nesh në burgun e Hagës. Por edhe nga aty, me gjithë zemrën e tij, ai ju ka telefonuar dhe ju ka uruar martesën me gjithë dashurinë që vetëm një baba mund ta ketë”, ka shkruar Fahriu në Facebook..
“Shpresojmë që shumë shpejt ta festojmë këtë gëzim së bashku, në liri pranë tij, pranë nesh, dhe mbi të gjitha, pranë familjes që ju do pa kushte. Ai qëndron si shtylla jonë, si frymëzim i përhershëm me guximin, dinjitetin dhe burrërinë e tij të palëkundur”.
The post Martohet e bija e Fadil Fazliut, ai e uron nga Haga appeared first on Klan Kosova.