Charli XCX dukej më e dashuruar se kurrë, teksa u martua për herë të dytë me George Daniel, bateristin e grupit The 1975, në një ceremoni madhështore në Siçili të dielën.
Këngëtarja e famshme e popit, 32 vjeçe, mahniti me një fustan nusërie të frymëzuar nga stili grek, ndërsa ajo dhe George, 35 vjeç, shkëmbyen betimet vetëm dy muaj pas martesës së tyre të parë në Londër, shkruan DailyMail.
Çifti i sapomartuar u pa i mbushur me emocione gjatë momentit të “po-së” së dytë, teksa unazat u vendosën para familjarëve dhe miqve, mes tyre edhe Matty Healy – vokalisti i The 1975 – dhe nëna e tij, aktorja Denise Welch.
Charli zgjodhi një fustan të bardhë të gjatë me bisht dramatik, i cili tërhiqej pas saj ndërsa ecte drejt altarit. Fustani ishte krejtësisht transparent, duke zbuluar një korse elegante poshtë tij, ndërsa këngëtarja nuk ngurroi të tregonte edhe të brendshmet e bardha, pjesë e stilit të saj provokues.
George kishte zgjedhur një kostum ngjyrë bezhë me një këmishë mëndafshi të lirshme, të hapur pjesërisht për të treguar varëset e tij.
Ceremonia intime u shënua me momente të qeshurash dhe lotësh, ku çifti lexoi betimet me radhë, ndërsa miqtë e tyre mbajtën fjalime dhe njëri prej tyre i shoqëroi me kitarë.
Në altar, i rrethuar nga gjelbërimi i eukaliptit dhe lule të bardha, çifti ndau një puthje të zjarrtë mes duartrokitjeve dhe konfetit. Matty Healy u ngrit në këmbë për t’i duartrokitur, ndërsa të ftuarit i shoqëruan me brohoritje.
Pas ceremonisë, Charli dhe George nuk humbën kohë për të kaluar në atmosferën festive. Ata u panë duke kërcyer e duke qeshur nën tingujt e një bande tradicionale folk me fizarmonikë, tamburinë e harmonikë. Nuk mungoi as veza e shampanjës, teksa çifti derdhi gota mbi një kullë kristali, përpara një tjetër puthjeje të ëmbël.
Të ftuarit shijuan kokteje speciale dhe Aperol Spritz, ndërsa vallëzonin nën rrezet e diellit mesdhetar. Denise Welch u duk plot stil me një fustan të shkurtër me motive lulesh, ndërsa atmosfera festive vazhdoi deri vonë.
Në plan ishte edhe një “rave cave” – një festë pa orar përfundimi, që sipas burimeve do të zgjaste “deri sa personi i fundit të rrëzohej në shtrat”.
Si dy artistë të lidhur ngushtë me muzikën, edhe plani i ulëseve të dasmës kishte një tematikë unike: tavolinat mbanin emrat e këngëve të preferuara të çiftit, nga Sweet Jane e Velvet Underground deri te Loverboy i Billy Ocean dhe Sticky Like Glue i Prince – ku ishte ulur vetë çifti me prindërit e tyre.
Mes të ftuarve ishin edhe anëtarët e tjerë të The 1975 – Adam Hann dhe Ross MacDonald – si dhe Addison Rae, e cila kishte një tavolinë me emrin e këngës së saj Aquamarine.
Martesa e parë e çiftit ishte mbajtur në Londër në korrik, në një ceremoni modeste me rreth 20 të ftuar. Këtë herë, Charli dhe George vendosën të realizonin një dasmë madhështore në Siçili, një vend që, sipas burimeve, “ata e kishin dashuruar që në vizitën e parë”.
Sipas raportimeve, dasma ka kushtuar shifra marramendëse, duke u shndërruar në një spektakël të paharrueshëm vizual dhe emocional.
Në një intervistë për Harper’s Bazaar, Charli kishte treguar se fokusi i tyre nuk ishte te formaliteti i martesës, por tek festa me miqtë dhe njerëzit e dashur.
“Ne të dy jemi shumë të qetë dhe nuk e shohim martesën si diçka tepër formale. Thjesht duam të jemi bashkë përgjithmonë dhe të festojmë me miqtë tanë”. tha ajo.
Çifti ka ndarë edhe momente para dasmës, përfshirë një provë të vallëzimit të parë dhe dalje argëtuese në Palermo, ku u panë duke shijuar kokteje dhe duke u kënaqur me atmosferën lokale. /Telegrafi/

















































