16:21 / E Mërkurë, 07 Maj 2025 / Gj. Sh
Të dielen zhvillohet ndeshja vendimtare për titullin e kampionit të Spanjës.
“El Clasico” e fundit e sezonit, ku Barcelona do të jetë nikoqire e Real Madridit, e cila nis nga ora 16:00, shkruan IndeksOnlIne.
E mbrojtësi i katalanasve, Inigo Martinez, ka folur pas eliminimit nga Liga e Kampionëve.
Ai tha se do të fitojnë ndeshjen ndaj Relit e po ashtu edhe La Ligan.
“Klasikja do të jetë e jona dhe La Liga gjithashtu. Nuk ka as edhe një dyshim të vetëm”, ka deklaruar Martinez./IndeksOnline/