Juristi Paul Williams gjatë dëshmisë së tij në Hagë, iu paraqit një dokument, për të cilin u pyet nëse e di se çfarë është.
Ky dokument mbante datën 23 shkurt të vitit 1999 dhe Williams u shpreh se bëhej fjalë për marrëveshjen për krijimin e një qeverie të përkohshme të Kosovës.
“Po. Kjo është marrëveshja për krijimin e një Qeverie të përkohshme te Kosovës”, u shpreh ai.
Duke vazhduar me pyetjet në lidhje me atë se si është arritur kjo marrëveshje, Williams tha se nuk ka qenë 100 për qind të kohës i pranishëm, kur ka pasur biseda për këtë çështje.
“Për të qenë i saktë, mbështetur në atë çfarë di. Unë kam shpenzuar pjesën më të madhe të kohës me delegacionin, edhe gjatë natës, jo vetëm gjatë ditës, por kur ka pasur biseda për Qeverinë e përkohshme, nuk kam qenë i pranishëm në sallë”.
“Kështu që dua të jem i sinqertë, pra kam qenë aty 80 për qind i pranishëm, 80 për qind e bisedave, megjithatë nuk dua të krijohet përshtypja që kam qenë i pranishëm 100 për qind të kohës”, tha Williams.
Ai gjithashtu theksoi se kur ka pasur tema të tilla të brendshme, ai s’ka qenë i pranishëm, por është informuar në lidhje me to.
“Kur kanë pasur tema të brendshme kosovare për të diskutuar, unë nuk kam marrë pjesë në ato takime, megjithatë pavarësisht kësaj, ka pasur shumë biseda lidhur me idetë e mia ose jemi informuar, ose na kanë thënë gjithashtu se çfarë ka ndodhur brenda këtyre takimeve, ku unë nuk kam qenë i pranishëm vet personalisht, as unë as të tjerët si puna ime”, tha juristi.
Ai gjithashtu tha se sa i takon Rambujesë kishte kohezion si dhe një lloj njëtrajtshmërie ndërmjet delegacionit, njofton Klankosova.tv.
“Ajo çfarë kuptoi delegacioni në Rambuje dhe ky ishte një prej rasteve ku grupi i kontakti të amerikanëve, thanë që do të ishte mirë që të këshillohej delegacioni që të vazhdonte të ndërtonte kohezion dhe që të angazhoheshim për zbatimin e Marrëveshjes së Rambujesë, sepse përpara se sa të vinin në Rambuje, situata ishte e ndërlikuar, si një puzzle, ngjyrat ndryshonin, kishte ndryshim të situatës”.
“Ndërkohë që sa i takon Rambujesë, kishte kohezion, kishte një lloj njëtrajtshmërie ndërmjet delegacionit, u desh ca kohë që të ndërtohej kjo njëtrajshmërie, u desht që të kishtëe një lloj stili, ose një lloj mënyre të unifikuar”.
“Ishte UÇK-ja, por nga ana tjetër nuk ishte vetëm UÇK-ja, por ishte LDK-ja, ishte LBD-ja që ishte shkëputur nga LDK-ja, kishim Veton Surroin që ishte intelegjenca që lunate një rol shumë të madh, pra kishte shumë aktorë, ekzistonte dëshira që këto pjesë të ndryshme të të njëjtit puzzle të mund të bashkoheshin me njëra-tjetrën, pra kishte dëshirë gjithmonë e më të madhe që të kishte një lloj njëtrajtshmërie dhe ishte e rëndësishme që ky lloj kohezioni të vazhdonte edhe pas Rambujesë dhe që delegacioni të ishte një zbatues efektiv i OSBE-së që quhej gjithashtu edhe mekanizmi zbatues i Rambujesë”, u shpreh tutje ai./Klankosova.tv
The post Marrëveshja për krijimin e qeverisë së përkohshme në 1999, Williams: Shpenzova kohën më të madhe me delegacionin appeared first on Klan Kosova.