Thursday, April 9, 2026
spot_img
HomeLajmeMarrëveshja me Iranin, Vance: Ka pasur tre propozime të ndryshme me 10...

Marrëveshja me Iranin, Vance: Ka pasur tre propozime të ndryshme me 10 pika

Zëvendëspresidenti amerikan, JD Vance tha të mërkurën se ka pasur tre propozime të ndryshme me 10 pika lidhur me marrëveshjen me Iranin.

“Propozimi i parë me 10 pika ishte diçka që u paraqit, dhe ne mendojmë, sinqerisht, ndoshta u shkrua nga ChatGPT, që iu paraqit Steve Witkoff dhe Jared Kushner, që menjëherë u hodh në plehra dhe u refuzua”, u tha Vance gazetarëve ndërsa po largohej nga Hungaria.

Sipas tij propozimi i dytë me 10 pika ishte shumë më i arsyeshëm, i cili bazohej në disa debate midis SHBA, pakistanezëve dhe iranianëve.

“Ky është propozimi me 10 pika që presidenti e përmendi në dokumentin e tij “Truth” dje”, shtoi Vance. Ai kritikoi një propozim të tretë me 10 pika, të cilin tha se e ka parë në mediat sociale.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT