Marrëveshja Izrael-Hamas, Osmani: Trumpi tregoi lidership të vërtetë

Osmani mirëpret fillimin e zhbllokimit të konstituimit të Kuvendit, uron kryetarin e ri

Presidentja Vjosa Osmani ka komentuar përparimin në negociatat për paqe mes Izraelit dhe Hamasit, ku nga dy palët me inicimin e presidentit Donald Trump, nënshkruan fazën e parë të planit për paqe.

Përmes një postimi në X, Osmani tha se Trumpi dhe Administrata e tij kanë treguar lidership dhe përkushtim të vërtetë për të sjellë paqe të qëndrueshme për izraelitët dhe palestinezët njësoj, transmeton Klankosova.tv.

“Një moment përcaktues për paqen. Paqe që është urgjente. Paqe që ka kohë që duhej të arrihej”.

“Presidenti Donald Trump dhe Administrata e tij kanë treguar lidership dhe përkushtim të vërtetë për të sjellë paqe të qëndrueshme për izraelitët dhe palestinezët njësoj, si dhe përkushtim të palodhur për t’i dhënë fund vuajtjeve që kanë duruar breza të tërë njerëzish të pafajshëm”, ka shkruar e para e vendit.

“Mirënjohja jonë shkon gjithashtu për ndërmjetësuesit nga Katari, Egjipti dhe Turqia për angazhimin e tyre të vazhdueshëm për paqen dhe për rolin e tyre vendimtar në mundësimin të këtij përparimi”.

The post Marrëveshja Izrael-Hamas, Osmani: Trumpi tregoi lidership të vërtetë appeared first on Klan Kosova.