E martë, 22 Korrik, 2025
spot_img
HomeShowbizMarrëveshja e Kumanovës i lejon Serbisë 2000 trupa në Kosovë? flet ish-oficieri...

Marrëveshja e Kumanovës i lejon Serbisë 2000 trupa në Kosovë? flet ish-oficieri i NATO-s (VIDEO)

Ish-oficeri i NATO-s, Ade Clewlow, ka komentuar lidhur me spekulimet që Marrëveshja e Kumanovës mund t’i lejojë Serbisë të dërgojë deri në 2000 trupa në Kosovë.

Ai në emisionin “Kosova Today” në Klan Kosova, është shprehur se nuk mund të përgjigjet në lidhje me këtë pyetje të veçantë teknike, duke theksuar se çështja ka implikime të mëdha jo vetëm për Kosovën, por edhe për tërë Europën, njofton Klankosova.tv.

Clewlow theksoi se, nëse NATO do të vendoste të tërhiqte trupat e saj nga Kosova, kjo mund të krijonte një zbrazëti që mund të mbushej nga një forcë tjetër evropiane.

Megjithatë, ai shtoi se nuk duhet inkurajuar asnjë forcë serbe, qoftë ushtarake apo tjetër, të kalojë kufirin dhe të hyjë në territorin sovran të Kosovës.

Ndiqni dekaraten e plotë, në videon e mëposhtme:

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

<!–

–>

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT