E diel, 15 Qershor, 2025
spot_img
HomeShowbizMarrëdhënia toksike mes Gjestit dhe Eglit, Zhaklina: Ajo ka manipuluar veten, njeri...

Marrëdhënia toksike mes Gjestit dhe Eglit, Zhaklina: Ajo ka manipuluar veten, njeri makiavelik – Telegrafi

Edhe pse Big Brother VIP Albania 4 ka përfunduar, marrëdhënia mes Gjestit dhe Eglit mbetet në qendër të vëmendjes dhe vazhdon të shkaktojë diskutime në medie e rrjete sociale.

Në një intervistë të fundit në emisionin “Wake Up”, Zhaklin Lekatari ndau mendimet e saj mbi dinamikën mes dyshes brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri.

E pyetur nëse Egli ka qenë manipuluese në raport me Gjestin, Zhaklin u shpreh: “Nëse ka një njeri që është më makiavelik, është Egli edhe kundrejt vetvetes, jo domosdoshmërisht kundër të tjerëve”.

Foto: Screenshot/YouTube

Kur gazetarja e pyeti nëse Egli kishte manipuluar Gjestin, Zhaklin tha: “Ka manipuluar veten si fillim, mendoj”.

Në lidhje me shijen që i ka lënë kjo marrëdhënie, Zhaklin e përshkroi atë si shumë përfaqësuese të brezit të ri: “Më ka lënë një shije të marrëdhënies së gjeneratës Z, që nuk është një dashuri klasike, nga ato dashuritë me fejesa, martesa, unaza. Një marrëdhënie e gjeneratës së re, e cila, zihet, pajtohet, merret prapë, toksike, një marrëdhënie që lindi nga nevoja që të kem dikë që të mbështetem emocionalisht, që të bën të mbijetosh emocionalisht, dhe që është një ishull shpëtimi dhe një njeri që nuk të gjykon brenda kontekstit të Bigut”.

Gazetarja shtoi: “Deri diku kishte edhe rrënim emocional aty.”

Zhaklin e thelloi më tej mendimin e saj: “Prandaj thashë te manipulimi i vetvetes, se çdo gjë nis nga vetja dhe përgjegjësitë për emocionet tona dhe fizikun tonë, e kemi ne për vete, nuk e kanë të tjerët. Po, loja e Bigut të rrënon sepse është një eksperiment jashtëzakonisht shumë i vështirë, por kur ti pastaj përfshihesh edhe me të tjerë, përfshin edhe ato emocionet sentimentale, mendoj që rëndesa është më e madhe”.

Kjo marrëdhënie, që shpesh është cilësuar si e ndërlikuar dhe e pasigurt, mbetet një nga më të komentuarat në historinë e këtij spektakli. Dhe duket se diskutimet për të do të vazhdojnë edhe jashtë shtëpisë. /Telegrafi/

window.fbAsyncInit = function() {
FB.init({
appId: ‘220167648175857’,
xfbml: true,
status: true,
version: ‘v2.10’
});
FB.AppEvents.logPageView();
};
(function(d, s, id) {
var js, fjs = d.getElementsByTagName(s)[0];
if (d.getElementById(id)) {
return;
}
js = d.createElement(s);
js.id = id;
js.src = “https://connect.facebook.net/en_US/sdk.js”;
fjs.parentNode.insertBefore(js, fjs);
}(document, ‘script’, ‘facebook-jssdk’));

! function(f, b, e, v, n, t, s) {
if (f.fbq) return;
n = f.fbq = function() {
n.callMethod ? n.callMethod.apply(n, arguments) : n.queue.push(arguments)
};
if (!f._fbq) f._fbq = n;
n.push = n;
n.loaded = !0;
n.version = ‘2.0’;
n.queue = [];
t = b.createElement(e);
t.async = !0;
t.src = v;
s = b.getElementsByTagName(e)[0];
s.parentNode.insertBefore(t, s)
}(window, document, ‘script’, ‘//connect.facebook.net/en_US/fbevents.js’);
fbq(‘init’, ‘260833360772983’);
fbq(‘track’, “PageView”);

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT