Mariah Carey u shfaq me një fustan me diamante në Video Music Awards që kushton 10 milionë dollarë

Mariah Carey u shfaq me një fustan me diamante në Video Music Awards që kushton 10 milionë dollarë

Këngëtarja Mariah Carey mahniti me performancën e saj në MTV Video Music Awards dhe kostumi i saj verbues tërhoqi vëmendje të veçantë.

Edhe pse nuk kaloi në tapetin e kuq para ndarjes së çmimeve Video Music Awards, ikona e muzikës doli në skenë për të performuar disa nga hitet e saj më të mëdha.


Ajo këndoi pjesë të këngëve “Sugar Sweet”, “Fantasy (Bad Boy Remix)”, “Honey & Heartbreaker”, “Obsessed”, “It’s Like That”, “Type Dangerous” dhe “We Belong Together”.

Mariah Carey

Ylli i famshëm u shfaq në skenë me një kostum ngjyrë ari, për të zbuluar më pas një tjetër që mbante nën me kristale, të cilin e kombinoi me çizme me shkëlqim.

Por ‘ylli i mbrëmjes’ ishin bizhuteritë e saj.

Mariah Carey

Fituesja e pesë çmimeve Grammy mbante veshur një gjerdan me diamant “Rosee Eternelle” prej 204.38 karatësh dhe vathë të ngjashëm me llambadar nga Levuma, me vlerë deri në 10 milionë dollarë, ka mësuar PageSix.

Megjithatë, kjo nuk është e gjitha.

Mariah Carey

Carey mbajti gjithashtu disa byzylykë me diamante gjatë performancës, përfshirë një byzylyk Etho Maria prej 72.15 karatësh dhe një bizhuteri Hamilton prej 37.62 karatësh si dhe një unazë prej 3.25 karatësh.

Fituesit e mëparshëm të çmimit ‘Video Vanguard’, që e mori edhe Carey, përfshijnë: Katy Perry, Shakira, Beyonce, Madonna, Janet Jackson, Jennifer Lopez, Rihanna etj. /Telegrafi/

Mariah Carey

– YouTube www.youtube.com