Maria Clara vdiq më 2023: Pse ekspertiza e ekzaminimit të dritares së hotelit u bë një vit e gjysmë pas? (VIDEO)

Maria Clara vdiq më 2023: Pse ekspertiza e ekzaminimit të dritares së hotelit u bë një vit e gjysmë pas? (VIDEO)

Prokuroria ka angazhuar ekspertë për të ekzaminuar dritaren e dhomës 403 të Hotel Sonoma në janar 2025, një vit e gjysmë pas ngjarjes fatale të 31 korrikut 2023, kur Maria Clara Urdangaray ra nga kati i gjashtë dhe ndërroi jetë.

Ekspertiza e ndërtimit, e kryer nga Fatmir Kryeziu, dhe super ekspertiza nga inxhinierët Azem Kyçyku, Naser Lajçi dhe Ilir Doci, konfirmuan se xhami dhe rami i tij nuk mund të zhvendoseshin nga forca horizontale nga një person, ndërsa forca vertikale nga poshtë ishte e mjaftueshme për të lëvizur dritaren, raporton emisioni MAT në Klan Kosova.

Avokati i Nikës, Drilon Imeri, theksoi: “Sipas vlerësimit tonë nuk mundet që të ketë pasur dhunë në të njëjtën kohë me zhvendosjen e dritares; viktima nuk ka pasur kohë as për t’u mbrojtur”.

Ndërkaq, avokati i familjes Urdangaray, Betim Shala, pretendon se Endrit Nika mund të ketë shfrytëzuar njohuritë e tij në ndërtimtari për të larguar xhamin, duke shkaktuar rrëzimin e viktimës. “Ai ka njohuri për fasadat dhe mund ta ketë përdorur këtë për të shkaktuar rrëzimin e Maria Claras”. /Klankosova.tv

Ndiqeni videon më poshtë:

The post Maria Clara vdiq më 2023: Pse ekspertiza e ekzaminimit të dritares së hotelit u bë një vit e gjysmë pas? (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.