E diel, 29 Qershor, 2025
spot_img
HomeSportMarciniak i përgjigjet komenteve të Hansi Flick dhe futbollistëve të Barcelonës, deklaratat...

Marciniak i përgjigjet komenteve të Hansi Flick dhe futbollistëve të Barcelonës, deklaratat e tyre i cilëson qesharake – Indeksonline.net

21:47 / E Mërkurë, 07 Maj 2025 / Gj. Sh

Gjyqtari polak, Szymon Marciniak ishte në qëndër të vëmendjes, në 24 orët e fundit.

Ai u akuazua nga trajneri i Barcelonës, Hansi Flick dhe futbollistët e klubit katalanas për referim jo të mirë, në ndeshjen e dytë gjysëmfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Interit, shkruan IndeksOnline.

Zikaltërit kaluan në finale, pasi fituan me rezultat të përgjithshëm 7-6.

E Marciniak iu përgjigj komenteve të Flick dhe futbollistëve të Barcelonës.

“Komentet e bëra nga Flick dhe lojtarët e tij janë qesharake. Çfarë mund të them për komente të tilla? Nuk kam dëmtuar askënd”, ka deklaruar Marciniak.

Ndeshja mes Interit dhe Barcelonës u karakterizau me disa momente të diskutueshme.

Trajneri i Barcelonës, Hansi Flick ishte i zhgënjyer me humbjen dhe vendimet e Marciniak.

“Jam i zhgënjyer dhe i zemëruar. Disa vendime ishin të pakuptueshme për ne”, deklaroi tekniku gjerman./IndeksOnline/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT