Klan Kosova vazhdon edhe sot me Maratonën Zgjedhore, në një mbulim të gjerë special medial që do të zgjasë deri pas mesnate, duke sjellë për publikun çdo zhvillim nga procesi zgjedhor i 12 tetorit.
Programi special që nisi të shtunën prej orës 11:00 përfshiu debate me të ftuar të ndryshëm, analiza nga njohës të politikës, si dhe kronika nga terreni nga super-ekipi ynë, për t’iu ofruar qytetarëve kështu një pasqyrë të plotë të ditës së votimit.
Klan Kosova, përmes kësaj maratone synon të sjellë informacione të sakta, dinamike dhe në kohë reale, duke e bërë publikun pjesë të çdo momenti të zgjedhjeve lokale të 12 tetorit.
Nga nisja e procesit të votimit e deri në publikimin e rezultateve të para, gjithçka që lidhet me zgjedhjet e 12 tetorit, por jo vetëm, do të mund ta ndiqni ekskluzivisht në Klan Kosova.
The post Maratona Zgjedhore në Klan Kosova vazhdon edhe sot, përfundon pas mesnate appeared first on Klan Kosova.