E shtunë, 19 Prill, 2025
spot_img
HomeSportMarash Kumbulla shënon golin e fitores për Espanyloin ndaj Getafes (VIDEO) –...

Marash Kumbulla shënon golin e fitores për Espanyloin ndaj Getafes (VIDEO) – Indeksonline.net

23:33 / E Premte, 18 Prill 2025 / Gj. Sh

Me golin e shënuar nga Marash Kumbulla, Espanyoli të premten mbrëma ka shënuar fitore në kuadër të javës së 32-të të La Ligas.

Espanyoli e mposhti në shtëpi Getafen me rezultatin, 1:0.

Kumbulla e realizoi golin e fitores për vendësit në minutën e 39-të.

Ai realizoi gol të bukur nga afërsia.

Për 25-vjeçarin Kumbulla ky është goli i tretë i realizuar këtë edicion.

Reprezentuesi i Shqipërisë luajti deri në minutën e 72-të.

Kumbulla është i huazuar deri në verë tek Espanyoli nga skuadra e Romës.

Espanyoli ka 38 pikë dhe e zë vendin e 12-të.

Getafe ka një pikë më shumë dhe renditet një pozitë më lartë.

//platform.twitter.com/widgets.js

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT