Maqedonia e Veriut shënon 34-vjetorin e shpalljes së pavarësisë

news image

Maqedonia e Veriut sot shënon 34 vjet nga referendumi i 8 shtatorit 1991, përmes të cilit shpalli pavarësinë nga ish-Federata Jugosllave.

Referendumi u bojkotua nga pjesa më e madhe e shqiptarëve në vend, të cilët kërkuan autonomi dhe nuk e mbështetën as Kushtetutën e re të miratuar më vonë.

Njohja ndërkombëtare nisi me Bullgarinë dhe përfundoi me anëtarësimin në OKB në vitin 1993, nën emrin e përkohshëm “IRJM” për shkak të kontestit me Greqinë. Marrëveshja e Prespës në 2018 çoi në emrin aktual “Maqedonia e Veriut”, e cila u bë anëtare e NATO-s më 30 mars 2020.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/