Në Maqedoninë e Veriut sot shënohet 11 Tetori, Dita e Kryengritjes Popullore.
Në këtë ditë në vitin 1941 populli i vendit u ngrit në kryengritje të armatosur kundër fashizmit.
Nga ora 12:30 do të mbahet akademi solemne me temë “Në rrugën e duhur, për një atdhe me të ardhme”, në INQK “Marko Cepenkov” në Prilep.
Kjo ditë shënohet me organizime të ndryshme në mbarë vendin.
Për shkak të kësaj feste, 11 tetori është ditë jopune në Maqedoninë e Veriut.