Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, po qëndron në vizitë zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, së bashku me Komandantin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jasharin.
Në njoftimin e Ministrisë së Mbrojtjes në Facebook bëhet e ditur se Maqedonci do të zhvillojë takime të nivelit të lartë në Departamentin e Mbrojtjes, në Departamentin e Shtetit, në Senatin e SHBA-së dhe në institucione të tjera.
Këto takime po zhvillohen në kuadër të fuqizimit të marrëdhënieve mes Republikës së Kosovës dhe SHBA-së në fushën e mbrojtjes dhe të sigurisë./Klankosova.tv.
*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.
*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
<!–
–>