Eurodeputeti austriak, Lukas Mandl, vlerëson organizimin e zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit në Kosovë. Ai thotë se Kosova ka strukturën më të mirë të demokracisë në rajon dhe se është shembull për tërë Ballkanin Perëndimor.
Mandl thekson nevojën e formimit të qeverisë së re, derisa kërkon bashkëpunim të partive politike për të ardhmen e vendit. Krahas këtyre, eurodeputeti austriak është optimist se në krye me përfaqësuesen e lartë për Politikë të Jashtme dhe Sigurisë të BE-së, Kaja Kallas do të ketë lëvizje përpara në dialogun Kosovë-Serbi.
Sa i përket të ardhmes së dialogut Kosovë-Serbi, Mandl thotë se është optimist se në krye me shefen e politikës së jashtme të BE-së, Kaja Kallas ky proces do të merr rrugën e duhur.
âJam mjaft optimist kur bëhet fjalë për dialogun e lehtësuar nga BE-ja, sepse tani janë njerëz të rinj në krye. Këta tani janë njerëz që vijnë nga vende që nuk janë ndër pakicën e vogël të anëtarëve të BE-së, shtete të cilët ende nuk janë të njohura. Këta janë njerëz që nuk vijnë nga vende shumë të mëdha, përkundrazi, nga vende të vogla dhe të mesme, që e dinë se si është të ecësh përpara si një vend i vogël ose i mesëm. Mendoj se gjithashtu, për shkak të komisioneres së re për punët e jashtme, përfaqësueses së lartë të BE-së për Punët e Jashtme, Kaja Kallas, ky dialog do të jetë më i mirëâ, thekson Mandl.
Duke folur për raportet e Kosovës me aleatë, ai thekson nevojën e forcimit të lidhjeve me Bashkimin Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
âMendoj se është e rëndësishme për çdo vend, veçanërisht për vendet e vogla ose të mesme, si vendi im, Austria, të forcojnë lidhjet me organizatat ndërkombëtare dhe me partnerët në mbarë botën, me BE-në dhe në rastin e Kosovës, me SHBA-në. Forcimi i këtyre lidhjeve do të jetë një detyrim për çdo përfaqësues në Kuvendin e Kosovësâ, deklaron ai.
Në anën tjetër, eurodeputeti austriak thotë se kudo në botë kërcënimet ndaj sigurisë janë në rritje dhe se Kosova nuk është imune ndaj kësaj situate.
Sipas tij, duhet të shmanget çdo provokim dhe të sanksionohet çdo lloj sulmi apo përpjekje për sulm që vjen nga grupet terroriste në Kosovë.
âTë gjithë jetojmë në kohë të vështira kur bëhet fjalë për sigurinë. Kudo në botë kërcënimet ndaj sigurisë janë në rritje, kërcënime hibride, fizike, terroriste, si dhe kërcënime lufte të llojeve të ndryshme. Pra, duhet të shmangim çdo gjë që mund të jetë provokim dhe duhet të sanksionojmë çdo lloj sulmi ose edhe përpjekje sulmi apo kërcënimi që vjen nga grupet terroriste, të cilat kanë qenë të pranishme në Kosovë gjatë viteve të fundit dhe madje edhe në muajin e kaluar. Do të jetë e rëndësishme të sanksionojmë çdo individ dhe të ecim përpara sa më paqësisht të jetë e mundurâ, përfundon ai.
*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.
*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
<!–
–>