Skuadra e Manchester Unitedit ka pësuar humbje ndaj Wolvesit me shifrat minimale 0:1, në ndeshjen e javës së 33-të në Premier League.
Golin e vetëm në këtë ndeshje e shnëoi sulmuesi spanjoll, Sarabia në minutën e 77’të, shkruan Indeksonline
Edhe pse pësoi humbje sot ekipi i Ruben Amorimit edhe zyrtarisht e ka siguruar mbijetesën në Premier League.
“Djajtë e Kuq” janë në pozitën e 14-të me 38 pikë dhe tashmë mund t’i luajnë shlirë, pa presion ndeshjet e ardhshme në Premier League./Indeksonline/
