E premte, 2 Maj, 2025
spot_img
HomeSportManchester United fiton bindshëm në udhëtim ndaj Bilbaos, një hap larg finales...

Manchester United fiton bindshëm në udhëtim ndaj Bilbaos, një hap larg finales – Indeksonline.net

22:59 / E Enjte, 01 Maj 2025 / Gj. Sh

Manchester United është një hap larg finales së Europa League.

Në ndeshjen e parë gjysëmfinale, ”Djajtë e kuq” kanë shënuar fitore bindëse në udhëtim ndaj Atletiko Bilbaos, me rezultat 0-3, shkruan IndeksOnline.

Djelmoshat e Ruben Amorim ishin tepër të motivuar sonte, duke kontrolluar ndeshjen qysh nga fillimi.

Ishte minuta e 30-të kur Casemiro i dha epërsinë Manchester United.

Në vazhdim u vështirësuan gjërat për Bilbaon, pasi Dani Vivian u përjashtua me karton të kuq, ku shkaktoi një penallti.

Nga pika e bardhë, u tregua i sakt Bruno Fernades, në minutën e 37-të.

Tetë minuta më vonë, portugezi shënoi golin e dytë personal dhe vulosi fitoren e Manchesterit.

Ndeshja e kthimit zhvillohet në ”Old Trafford”, më 8 maj.

Ndërkohë në ndeshjen tjetër gjysëmfinale të Europa League, Tottenham shënoi fitore ndaj Bodo/Glimt, me rezultat 3-1./IndeksOnline/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT